Pak muaj më parë, FIFA prezantoi rregulloret që do të zbatohen në “Katar 2022” dhe që do të jenë të ngjashme me ato të garave të tjera: në fazën e grupeve do të jepen tre pikë për fitore dhe një në rast barazimi. Në raundet e eliminimit, në rast barazimi në fund të kohës së rregullt, do të ketë 30 minuta shtesë të ndara në dy pjesë nga 15 minuta secila dhe nëse barazimi vazhdon, do të ketë gjuajtje të penalltive për të vendosur fituesin.
Si do të ekzekutohen penalltitë në “Katar 2022”?
Rregullat e garës thonë se penalltitë do të lejohen vetëm për lojtarët që kanë qenë në fushën e lojës para përfundimit të ndeshjes, me përjashtim vetëm të portierit, me kusht që ekipi që dëshiron të bëjë ndërrimin ka ende zëvendësime në dispozicion. Përndryshe, portieri duhet të jetë lojtar jashtë fushës, i kualifikuar si portier.
Të dyja skuadrat do të duhet të gjuajnë me të njëjtin numër lojtarësh të disponueshëm, apo për të sqaruar – nëse njëra nga skuadrat e përfundon ndeshjen me më pak se 11 lojtarë, skuadra tjetër do të duhet të largojë aq lojtarë sa duhet për të barazuar numrin e lojtarëve në ekipin kundërshtar.
Në rast se pas 10 goditjeve (pesë për ekip) ndeshja është ende e barabartë, do të ketë ‘penallti fituese’, në të cilin çdo ekip do të ketë nga një goditje dhe skuadra e parë që do të humb në fund të radhës do të eliminohet. Asnjë lojtar nuk do të lejohet të gjuajë dy herë derisa pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të skuadrës, duke përfshirë portierin, të kenë kryer gjuajtjet e tyre. FIFA shpjegoi se këto gola nga penalltitë nuk do të llogariten në statistikat e golave të lojtarëve që shënojnë.