Janë përcaktuar arbitrat e javës së 15-të në LPFM, e cila është caktuar për këtë fundjavë, duke nisur me katër ndeshje të së shtunës dhe një të dielën.
Në Strugë do të luhet superderbi ndërmjet Strugës TL dhe Shkëndijës, takohen ekipi i parë dhe i dytë në tabelë dhe atë derbi do ta gjykojë Aleksandar Stavrevi nga Shkupi.
Në Kërçovë skuadra e Shkupit do ta presë Skopjen, arbitër kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Igor Stojçevski nga Shkupi.
ÇIFTET DHE ARBITRAT PËR JAVËN E 15-të
E SHTUNË (13.00)
Struga TL – Shkëndija: Aleksandar Stavrevi (Shkup)
Shkupi – Skopje: Igor Stojçevski (Shkup)
Tikveshi – Rabotniçki: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Pandev – Sileksi: Nderim Tefiku (Kumanovë)
E DIEL, (13:00)
Maqedonia Gj.P – Bregallnica: Igor Ivanovi (Veles)