16.8 C
Skopje
E diel, 24 Maj, 2026

Pas deklaratës së Ilir Hasanit, ngrihen pyetje për letrën e Ahmetit ndaj ndërkombëtarëve!

- Advertisement -

Më datë 3 prill të këtij viti, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i dërgoi letër ndërkombëtarëve. Por si duket ende nuk ka marrë përgjigje për këtë letër. Më poshtë mund ta lexoni edhe letrën që e dërgoi kryetari i BDI-së, shkruan POPULLI.mk

Letra e hapur, e publikuar më 3 prill 2026, u është adresuar të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në vend, si dhe liderëve dhe personaliteteve të mëposhtme ndërkombëtare:

Krerë shtetesh, kryeministra dhe ish-udhëheqës:

• Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump
• Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
• Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer
• Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron
• Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz
• Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni
• Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush

Poashtu edhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe diplomatëve si:
• Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio
• Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
• Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska
• Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas
• Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Michalis Rokas
• Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau
• Shefi i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Brendan Hanrahan
• Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Colleen Hyland
• Nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së për Çështje Politike dhe Ndërtim të Paqes, Rosemary DiCarlo
• Ambasadori i BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë dhe ish-ambasador i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav
• Përfaqësuesi i Përhershëm i Sllovenisë në OKB, Samuel Zbogar
• Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad
• Zëvendës Shefja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory

Ish-përfaqësues dhe personalitete të shquara ndërkombëtare si: George Robertson, Erwan Fouéré, Federica Mogherini, David Geer, Pieter Feith, Javier Solana, Victoria Nuland, Robert Gelbard, Lawrence E. Butler, Craig Jenness, Donato Chiarini, Catherine Ashton, Christoph Heusgen, Nicolaas Biegman, Larry Butler, Dean Curran, Dennis Blease, Jacob McFerren dhe Daniel Serwer.

Përmes kësaj letre, Kryetari Ahmeti kërkon angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për ruajtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e stabilitetit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa mbrëmë në një emision televiziv vendor, deputeti i kësaj partie, Ilir Hasani tha se ajo çfarë u servohet ndërkombëtarëve ata e gëlltisin. Lind pyetja, përse nuk e morën parasysh ndërkombëtarët letrën e Ali Ahmetit dhe përse nuk reaguan, meqenëse ata po i gëlltistkan gjithçka që u servohet. Apo ndërkombëtarët janë aq naiv sa të besojnë gjithçka që u paraqitet? / © POPULLI.mk

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit