21.8 C
Skopje
E hënë, 16 Qershor, 2025

Përplasje VLEN–BDI për Stoilkoviqin pas pjesëmarrjes në eventin rus

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit Ivan Stoillkoviqit në manifestimin e ambasadës së Rusisë në vend shkaktoi akuza dhe kundër akuza mes BDI-së dhe VLEN-it. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se kjo përbën një përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimet e NATO-s dhe me drejtimet e qarta të përcaktuara në deklaratat e miratuara me konsensus nga Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike.

Reaguan nga VLEN, nga ku thonë se BDI nuk ka më asnjë kredibilitet të flasë për perëndimin, sepse siç theksojnë, këtë rrugë e ka përdorur si mbulesë për pazare të pista.

Ndryshe, Stoillkoviq para dy ditëve mori pjesë në kremtimin e Ditës së Rusisë prej ku ambasadori Sergej Bazdnikin porositi se operacioni i tyre ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë.
Përgjigjja e kryeministrit Hristijan Mickoski për këtë ishte se askush nuk duhet të ketë dilema për qëndrimin e agresionin rus ndaj Ukrainës.

 

 

Burimi / TV21

Të ngjajshme

Të fundit