Sot me fillim nga ora 13:00 luhen të gjitha ndeshjet e 1/4 në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Vëmendjen më të madhe e tërheq super derbi shqiptar, mes Shkupit dhe Shkëndijës, që mund ë të thuhet se është finale para finales.
Në këtë ndeshje Shkupi që është nikoqire në stadiumin e Çairit, do të jetë i kompletuar, nuk ka futbollist të lënduar e as të ndëshkuar. Ndërsa nga ana tjetër, trajneri i kuqezinjve nga Tetova, Qatip Osmanit ka dy mungesa, Bruno Dita është i pezulluar shkaku i kartonit të kuq, ndërsa gjithashtu për të njëjtën arsye, edhe Sabit Bilalli nuk ka drejt loje, kur me të kuq shkau i shkelmimit të futbollistit kundërshtar, u ndëshkua me karton të kuq. Nga kampi kuqezi kanë njoftuar se edhe kapiteni Egzon Bejtullai nuk është ende i gatshëm për lojë dhe ndaj Shkupit pritet të jetë në bankinë, edhe pse në stërvitjet e fundit ka filluar të punojë me grupin, duke përballuar ngarkesë maksimale.
Kjo ndeshje pritet të përcillet nga numër i madh i shikuesve, dhe sigurisht tribunat e stadiumit të Çairit do jenë të mbushura, e ku pritet edhe spektakël nga tifo grupi “Shvercerat”.
DYSHET DHE ARBITRAT PËR çerekfinalen – e mërkurë (13.00)
SHKUPI – SHKËNDIJA: Jovan Kaçevski (Strugë).
STRUGA TL – BREGALLNICA: Igor Stojçevski (Shkup)
MAQEDONIA GJ.P. – A. PANDEVI: Krumislav Gjorgjievi (Shtip)
SILEKSI – VARDARI: Stojançe Stojanovi (Shtip)