18.8 C
Skopje
E enjte, 8 Qershor, 2023

Sot na pret super futboll në ligat italiane, spanjolle dhe gjermane

Futbolli në ligat më të mira evropiane vazhdon sot, ku do të kemi disa ndeshje tejet interesante në kampionatit italian, spanjoll dhe gjerman.

Serie A vazhdon sot me ndeshjet e mbetura të xhiros së 14 të këtij sezoni, ku nga pesë ndeshjet e programit të sotëm, më interesantja do të jetë ajo mes Interit dhe Bolognas. Po ashtu, edhe skuadra e Jose Mourinhos, Roma do të zhvillojë sot ndeshje, ku do ta synojë me çdo kusht fitoren si mysafire kundër Sassuolos.

Ndërkaq, në La Liga ndeshja më interesante do të jetë ajo në stadiumin “Visit Mallorca”, ku skuadra e Mallorcas ku luan Vedat Muriqi, e pret në shtëpi Atletico Madridin. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Muriqi do të kërkoj me çdo kusht golin e radhës në kampionatin spanjoll.

Interesante pritet të jenë edhe ndeshjet e Bundesligas, ku spikat ajo në stadiumin “Red Bull Arena” mes RB Leipzigut dhe Freiburgut.

Programi i plotë i ndeshjeve të sotme në ligat më të mira evropiane:

BUNDESLIGA

18:30 FC Koln – Bayer Leverkusen

20:30 Eintracht Frankfurt – Hoffenheim

20:30 RB Leipzig – Freiburg

20:30 Schalke – Mainz

20:30 Union Berlin – Augsburg

SERIE A

18:30 Lecce – Atalanta

18:30 Sassuolo – AS Roma

20:45 Fiorentina – Salernitana

20:45 Inter – Bologna

20:45 Torino – Sampdoria

LA LIGA

19:00 Almeria – Getafe

19:00 Sevilla – Real Sociedad

20:00 Espanyol – Villarreal

21:30 Mallorca – Atletico Madrid

Të ngjajshme

Të fundit