18.8 C
Skopje
E enjte, 8 Qershor, 2023

Vetëm Lewandowski më i mirë se Vedat Muriqi

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është duke kaluar momentin e tij më të mirë në karrierë, teksa ka shënuar sërish ndaj Atletico Madridit në La Liga, një gol që i dha 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.

Momentalisht ai është golashënuesi i dytë me i mirë në Spanjë me 8 gola dhe 1 asist, ndërsa më mirë se ai ka bërë vetëm Robert Lewandowski i Barcelonës.

Ekipi i Majorka-s është duke kaluar një moment të mirë, teksa në 4 ndeshjet e fundit ka shënuar 3 fitore dhe një barazim dhe ndodhet në vendin e 10 në rënditje. Ndërkohë Atletiko Madridi po kalon një mini-krizë, pasi në 3 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë dhe pozicionohet në vendin e 6.

Të ngjajshme

Të fundit