16.8 C
Skopje
E diel, 24 Maj, 2026

(VIDEO) “Bij kopuku”, ‘Portokalli’ godet VLEN-in për gjuhën shqipe

- Advertisement -

Emisioni humoristik “Portokalli” në Top Channel ka ngjallur reagime të shumta pas një skeçi ku u trajtuan zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës për studentët shqiptarë, shkruan POPULLI.mk

Në skeçin satirik, aktorët kritikuan partinë shqiptare në pushtet dhe në veçanti liderët e VLEN-it, duke përdorur gjuhë të ashpër dhe ironike ndaj përfaqësuesve politikë shqiptarë në Qeverinë e RMV-së. Në një moment, ata i quajtën liderët e VLEN-it “bij kopuku”, duke i akuzuar se “po e shesin gjuhën shqipe” dhe se nuk po bëjnë mjaftueshëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Gjatë skeçit u tha gjithashtu se “Pa shqiptarët, s’ka Maqedoni”, ndërsa më tej u paralajmërua se “po u prek gjuha shqipe, shqiptarët do të bëjnë si kanë bërë të parët”, referencë kjo ndaj reagimeve historike të shqiptarëve për çështjet kombëtare dhe gjuhësore.

VIDEO https://www.facebook.com/reel/2183545765754008

Reagimi i “Portokallisë” vjen në kohën kur studentëve shqiptarë nuk po u lejohet përdorimi i gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, çështje që ka nxitur debat dhe kritika të shumta në opinionin publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut e më gjerë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe në debatet publike janë shtuar zërat kritikë që pretendojnë se pozita e gjuhës shqipe është dobësuar që nga hyrja e VLEN-it në Qeveri, duke kërkuar reagim më të fortë institucional për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve. / © POPULLI.mk

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit