Në lidhje me kërkesat dhe pyetjet për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, Kabineti i Kryetarit të Kuvendit informon opinionin se vendimi për datën e zgjedhjeve do të merret në përputhje me Kodit Zgjedhor dhe nuk bazohet në preferenca apo propozime individuale informon Tetovasot.
Sipas komunikatës, shpallja e datës do të bëhet brenda afatit ligjor dhe publiku do të njoftohet në ditët në vijim. Procesi do të udhëhiqet nga dy parime kryesore:
Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, duke përfshirë edhe dispozitat e reja të nenit 132-a, të miratuar në mars të vitit 2024 percjelle Tetovasot.
Vlerësimi dhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si institucioni kompetent për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor.
Kabineti njofton se Kryetari i Kuvendit ka zhvilluar tashmë dy takime pune me përfaqësuesit e KSHZ-së, gjatë të cilave janë shqyrtuar të gjitha aspektet ligjore dhe operative që lidhen me përsëritjen e procesit në këto komuna.
Kuvendi thekson përkushtimin e tij ndaj një procesi transparent, të rregullt dhe plotësisht në përputhje me ligjin.
Postimi i plote:
Në lidhje me gjitha kërkesat dhe pyetjet për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, informojmë opinionin se Kryetari i Kuvendit vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Prandaj, data e zgjedhjeve do të shpallet brenda afatit ligjor të paraprë dhe publiku do të njoftohet ditëve në vijim. Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet nga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parime thelbësore: Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, përfshirë edhe dispozitat e reja të nenit 132-a, i miratuar në mars të vitit 2024. Vlerësimi dhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si institucion kompetent për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor. Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit ka zhvilluar tashmë dy takime pune me përfaqësuesit e KSHZ-së, me të cilët janë shqyrtuar të gjitha aspektet ligjore dhe operative që lidhen me përsëritjen e procesit në këto komuna. Kuvendi mbetet i përkushtuar ndaj një procesi transparent, të rregullt dhe plotësisht në pajtim me ligjin. Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
