Afro një orë e gjysmë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare të Merdares.
Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit në përditësimin e ri ka treguar se pritjet më të gjata janë në Merdarë. Atje udhëtarët po presin 90 minuta ndërsa kolonat janë deri në 300 metra.
Për të dalë nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri 10 minuta.
Ndërkohë për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë deri 20 minuta.