8.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

11 artistët e Ansamblit Shqiptar mezi presin të rikthehen në shtëpinë e tyre

Ka ardhur reagimi nga artistët të cilët u lanë jashtë Ansamblit Shqiptar në RMV, informon POPULLI.mk

-Përgëzime për Artistët dhe Ansamblin-

Rikujtojmë që para disa muajve artistët e ansamblit u lan në meshirë të fatit, u lan pa punë në skenë dhe pa aktivitete.

Sot u kremtua rikthimi i artistëve në vendin e duhur ku meritojnë të jenë, respekte për Ministrinë e Kulturës, zv.Ministrit Sadat Sulejmanit dhe zv. Kryeministrit Arben Fetai për mikpritjen e artisteve në qeverinë e RMVsë, ku e dimë që ansambli do të jetë ambasadori kryesor për ngritjen e vlerave kombëtare të RMVsë dhe do të jetë krenaria e shqipëtarëve në shtet.

Gjatë deklaratave të zv.ministrit dhe zv.kryeministrit u premtua dhe rikthimi i 10 vallëtarëve dhe 1 instrumentisti që ngelën jashtë ansamblit dhe nuk iu bashkuan grupës, qëndrojmë stoik në premtimet e tyre dhe me shpresë që në periudh shumë të shkurtër dhe të shpejtuar të rikthehemi në folenë ku meritojmë të jemi të gjithë të bashkuar me trupen tjeter, shpresojm dhe në Ushtruesin e Detyrës dhe drejtorin në ardhje të punojn në rikthimin e artistëeve dhe kompletimin e trupës që Ansambli të jetë në pediestalet më të larta.

Respekt nga 11 artistët që mezi presin të rikthehen në shtëpin e tyre.

Të ngjajshme

Të fundit