38.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

11 projekte për 11 muaj janë realizuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Janë realizuar 11 projekte për 11 muaj në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve në Shkup, u tha në prezantimin e sotëm të aktiviteteve projektuese përfundimtare, në të cilën morën pjesë kryeministri Hristian Mickoski, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, drejtori i klinikës Rexhep Memedi dhe drejtori i FSSH Sasho Klekovski.

Drejtori Memedi sqaroi se bëhet fjalë për projekte të rëndësishme, prej të cilave një pjesë janë infrastrukturore dhe një pjesë janë furnizim i aparaturës bashkëkohore medicinale, me të cilat dukshëm do të avancohet cilësia e shërbimeve shëndetësore dhe do të përmirësohet kujdesi medicinal dhe pacientët më të vegjël.

“Këto projekte në fakt janë zgjidhje për shumë probleme dhe mangësi që i identifikuam në fillim të mandatit korrik – gusht të vitit të kaluar. Vlera totale e këtyre 11 projekteve të zbatuara është rreth 40 milionë denarë, nga të cilat 7,6 milionë denarë janë donacione të pajisjeve mjekësore”, informoi drejtori.

Ai shtoi se këto rezultate nuk do të ishin të mundshme pa mbështetjen e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Shëndetësisë, Katedrën e Pediatrisë, ekipet mjekësore dhe ekipin e administratës si dhe donatorët e shumtë me zemër të madhe të cilët pozitivisht iu përgjigjën thirrjes që ta ndihmojnë Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve.

“Vlerësoj se të gjithë ne kemi përgjegjësi që ta ruajmë dhe avancojmë këtë Klinikë, sepse bëhet fjalë për më të çmuarën që e kemi, ndërsa ai është shëndeti i fëmijëve tanë”, theksoi Memedi.

Kryeministri Mickoski shprehu kënaqësi nga projekti i realizuar dhe tha se patën takim me ministrin e shëndetësisë për projekte të ardhshme.

Të ngjajshme

Të fundit