29.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Qershor, 2025

15 mijë maturantë nisin maturën shtetërore me provimin e gjuhës amtare

Më shumë se 15.000 maturantë sot realizojnë provimin e parë ekstern nga matura shtetërore – gjuha amtare dhe letërsia. Provimi është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit. 9969 maturant do t’i nënshtrohen provimit në gjuhën maqedonase, 4339 maturantë në gjuhën shqipe, 292 në gjuhën turke dhe 10 maturantë në gjuhën serbe.

Sipas Qendrës Shtetërore të Provimeve, gjithsej janë paraqitur 15.004 kandidatë – prej të cilëve shumica nga shkollat profesionale (8816), gjimnazet (5966) dhe shkollat e artit (222).

Provimi i ardhshëm ekstern, i cili është me zgjedhje, do të mbahet më 11 qershor. Shumica e nxënësve do të japin provim nga gjuha angleze (13.457), ndërsa të tjerët janë paraqitur për matematikë, gjuhë gjermane, frënge, filozofi dhe lëndë të tjera.

Provimet mbahen në shkolla dhe me kushte të përshtatshme, rreth 2000 testues janë të përfshirë në procesin e monitorimit.

Maturantët të cilët nuk e kalojnë provimin, do të kenë mundësi që në sesionin e gushtit të hyjnë sërish në provim.

Të ngjajshme

Të fundit

sqenmktr