Pushimet e politikanëve, që filluan më 1 Gusht, erdhën në momentin më të qëlluar sepse përkohësisht ndërprenë vlugun e debatit “pro” dhe “kundër” ndryshimeve kushtetuese, nga i cili opinion ishte lodhur maksimalisht. Gjatë këtyre dy javëve, qytetarët pa marë parasysh nëse patën mundësi ekonomike të shkojnë në plazh për pushim ose jo, megjithatë patën rastin të pushojnë kokat e tyre nga akuzat dhe kundërakuzat intensive politike në këtë temë. Mirëpo, ja që koha e pushimeve dal ngadal kaloi dhe sërish gjendemi përballë sfidave të cilat duhet t’i tejkalojmë në një ose mënyrë tjetër.
Gjeneratë e artë, ose gjeneratë e bakrit?
Dikush thotë se kemi fat si gjeneratë, e dikush thotë se është fatkeqësi, që në duart tona gjenden vendime nga të cilat do të varet fati i shumë gjeneratave të ardhshme, shkruan Zhurnal. Ndoshta është dukuri e zakonshme që çdo gjeneratë ta glorifikojë rolin e vet, mirëpo kur kemi parasysh se çfarë vendimesh u sollën dhe çfarë vendimesh pritet të sillen gjatë këtyre viteve, atëherë përgjegjësia jonë është e qartë. Një gjeneratë që ka sjellur anëtarësimin e vendit në NATO, kuptohet që ka luajtur rol historik që do të ketë ndikim edhe në fatin e gjeneratave që vijnë. Poashtu edhe një gjeneratë e cila do të anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian, ose që do të hap dyert për arritjen e këtij qëllimi, gjithsesi se luan një rol që do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në fatin e gjeneratave që vijnë. Kjo është vërejtur tek vendet që janë anëtarësuar në NATO dhe BE para nesh, kjo me siguri do të ndodh edhe tek ne, shkruan Zhurnal.
Deri sa “provimin” e NATO-s e kaluam, sado që me dekada vonesë, para nesh gjendet “provimi” për regjistrim në BE. Provimi për në BE duket shumë më i lehtë, se ai për në NATO, por ja që numrat janë ngatërruar dhe assesi të lëvizin në drejtim të 80-shit magjik. E deri sa 80-shi po duket shumë larg, 18-shi po afrohet. Nuk po flasim me shifra e kode, por e kemi fjalën për 18 gushtin, data për kur është caktuar fillimi i seancës kuvendore për ndryshimet kushtetuese, si dhe për 80 deputetët që duhet të votojnë “pro” që këto ndryshime të kalojnë.
Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për letargji pas pushimit, por situate duket e pashpresë. Duhet edhe një rinumërim i deputetëve që janë “për” dhe “kundër”. Më herët numri i deputetëve “për” kishte arritur në 74, por pti një regres para pushimeve, kur edhe deputeti i Lëvizjes Besa, fadil Zendeli dhe deputeti turk, Enes Ibrahim, paralajmëruan se nuk do të votojnë ndryshimet, duke ulur shifrën në 72. Nga takimi shpresëdhënës i katër deputetëve të VMRO-DPMNE-së në ambasadën amerikane, për të cilin ka shkruar Zhurnal, ende nuk ka ndonjë shenjë konkrete se numrat mund të lëvizin në favor të 80-shit.
Pak debat për ndryshimet kushtetuese
Tema e ndryshimeve kushtetuese, rreth së cilës dikur kishte nga shtatë-tetë reagime e kundër reagime brenda ditës, sot është prekur vetëm nga kryediplomati Bujar Osmani edhe atë përmes rrjetit social facebook, ku ka porositur të ruajmë kursin dhe përgjegjësinë prindërore para gjeneratave të ardhshme, duke bërë me dije për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, shkruan Zhurnal.
“Na ndajnë vetëm dy ditë nga fillimi i një prej proceseve më të rëndësishme për sigurimin e një të ardhmeje të sigurt dhe të begatë evropiane për qytetarët tanë, të seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese. Pêr muaj të tërë, miq dhe ministra nga e gjithë bota erdhën për të na inkurajuar me këshilla miqësore që të fokusohemi në këtë sfidë dhe ta kapërcejmë këtë pengesë të fundit formale para hapjes së horizontit të madh të negociatave. Andaj, ju ftoj që mos të lejojmë tani kur jemi në finale të defokusohemi, ç’orientohemi, por të ruajmë kursin dhe përgjegjsinë prindërore para gjeneratave të ardhshme. Tani është momenti!”, ka shkruar Osmani.
Kjo është dëshmi se politika po hesht, por ndonjëherë më tepër punohet në heshtje, se sa kur bëhet zhurmë. Sidoqoftë, mbetemi të prirë se prapa skenës po punohet për gjetjen e një formule magjike, për kalimin e pengesës për fillim të negociatave. Shpresa se nuk do të shkëputemi nga Shqipëria në këtë rrugë ende është gjallë.
Është me rëndësi të madhe që Sofja dhe Brukseli të tregojnë një tolerancë të madhe që nëse lëshojmë trenin e nëntorit, mundësia tjetër të mos afatizohet me vite, por të mund të ngjitemi në tren sapo të prejmë biletën me vlerë 80. Nëse na ofrojnë ndonjë lirim, do të ishte më se i mirëseardhur! /Zhurnal