22.8 C
Skopje
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

23 Prill Dita Botërore e Librit dhe të Drejtës

 

Studim:Kultura e leximit dhe rinjtë?!

Autore:Dr.Donika Bakiu

23 prilli i  njohur ndryshe si Dita Botërore e Librit dhe e Drejta e Autorit, ose Dita Ndërkombëtare e Librit, është një ngjarje vjetore e organizuar nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) për të promovuar leximin, botimin dhe të drejtat e autorit.Dita Botërore e Librit u shënua për herë të parë në 23 Prill 1995 dhe vazhdon të njihet në atë ditë.Shkëmbeni ide dhe frymëzim për librat më të mirë dhe aktivitetet e bazuara në libra për të gjitha moshat, fazat dhe cilësimet.Ne e dimë se leximi mbështet arritjet akademike, aftësitë sociale, ndjeshmërinë, zhvillimin e identitetit dhe mirëqenien.GjultenAjruli Bibliotekare e Lartë IN BibliotekaKoço Racin-Tetovëthotë:’’Bibliotekat dhe institucionet tjera kulturore sishtylla kulturës dhe përhapjes dijes gjithmonë kanëluajtur rol kyç shoqëri. Sot, këto institucione, po përballenme probleme shumta dhe janë luftë vazhdueshme me përhapjen e teknologjisë e cila një farë mënyre ka ndikuarnegativisht zhvillimin dhe ngritjen e nivelit kulturorë mënyrën tradicionale dhe sigurt, ashtu siç ishim mësuar parë.Megjithatë, edhe pse janë faktorë shumtë ndikojnëzbehjen” e dëshirës për lexuar, Biblioteka Tetovëakoma llogaritet si një ndër bibliotekat me numër madhlexuesish aktiv tërë vendin tonë.Jemi mësuar gjithmonë kërkojmë fajtorin dikund tjetër, pa u munduar fiillim nisim nga vetvetja dhe për vazhduar pastaj rrethin gjerë. Ndërsa po flasim për 23 prillin, Ditën Botërore  Librit, janë librat, lexuesit, dëshira për lexuar, mënyra se sit’i nxisim tepër për lexuar, tema këto shumtina mundojnë dhe preokupojnë fundmi. rinjtë, nxënësit, studentët janë kategori lexuesish me cilët duhet tepër angazhohen institucionet, familja dhe shoqëria përgjithësi.Ata duhet kenë model para vetes. Nëse rinjtë nukinkurajohen sigurisht ata do gjejnë rrugën lehtëdhe komforte për vepruar, pa u munduar mënyrë mirëfilltë dhe sigurtë, rrugë kjo do t’i çonte një sukses pamohueshëm.Aktivitetet e shumta cilat Biblioteka e Tetovës i organizon me qëllim vetëm dhe atë nxitjes dëshirës për lexuar si dhe për qenë gjithmonë afërlexuesve saj sigurisht kanë ndikuar thënë kushtimishtmbajtjen nën kontroll lexuesve saj.Preferencat e tyrepër lexuar, sigurisht ndryshojnë varësisht nga kategoritë ata u përkasin, nga shija por edhe nga periudha kohore kurata huazojnë materiale nga biblioteka.Megjithatë, si tituj kërkuar kohëve fundit janë:Delia Owens “Atje ku këndojnëkaravidhet”,Jane Austen “Krenari dhe paragjykim”,Colleen Hoover  “Kockat e zemrës, “Pengu im”,Elif Shafak  “Pallatibonbon”, “ Ishulli i pemëve zhdukura”,Irvin YalomKuptimi I jetës”, “ shohësh diellin sykapërcimi itmerrit vdekjes”,John Grisham “ fshehtat e malit Grei” “ fund gjykatës”,Johanna Lindsey “Thjesht përpasion”,Clarke Lucy “Njëra nga vajzat”,Kleypas Lisa “Sekretet e një nate vere” “Mëkate dimri, “”Ndodhi vjeshtë”, “Skandal pranverë”.Letërsi për fëmijë:SamCopeland  ”Uma dhe përgjigjja e gjitha pyetjeve”,Clive Staples Lewis “ Kronikat e Narnies”,Bedri DedjaRepublikae 1100 çudirave”,R. J. Palacio “ Mrekullia”,Holly SmaleVajza shushkë”. sektorin për fëmijë gjithmonë huazohenedhe lekturat shkollore janë plan programin mësimorë shkollave fillore’’.

Elma Sherifi, Përgjegjëse e Njësisë së Kulturës nga Komuna e Tetovës thotë:’’Libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor . Librat, si burime të pasur me vlera, morale dhe njohuri njerëzore, shërbejnë si udhërrëfyes të jashtëzakonshëm për formimin e një karakteri të qëndrueshëm dhe të ndërgjegjshëm. Leximi i librave kultivon imagjinatën dhe krijimtarinë e individëve.               Duke përfshirë veten në histori të ndryshme dhe duke ndjekur universa të veçanta, lexuesit çaktivizojnë fuqinë e imagjinatës për të krijuar pamje të tyre. Përmes ndërthurjes së elementëve të librave, ata zhvillojnë histori të tyre personale dhe eksperimentojnë me mundësi të ndryshme. Në një botë që po ndryshon me një ritëm të vazhdueshëm, ku zhvillimet teknologjike dhe kulturore ndikojnë në përditshmërinë tonë, roli i leximit të librave në zgjerimin e horizonteve njohëse të individëve është i papërshkrueshëm. Nëpërmjet eksplorimit të faqeve të librave të ndryshëm, lexuesit hyjnë në një udhëtim të pasur me njohuri. Ku lexuesit përjetësojnë dhe reflektojnë mbi vlerat dhe kuptimet që janë thellësisht të ndërlidhura me zhvillimin dhe qëllimin e jetës njerëzore. Leximi i librave ndikon drejtpërdrejtë në avancimin e aftësive komunikuese të individëve.Aftësitë komunikuese të forta janë jetike në çdo sferë të jetës, përfshirë marrëdhëniet profesionale, akademike dhe sociale. Leximi i librave nuk është thjesht një aktivitet, por një rrugë e pasur dhe e frytshme drejt zhvillimit personal. Të gjithë librat që kam lexuar ndër vite kanë peshën dhe vlerën e vetë, por unë do veçoja disa: ‘’Kodi i Da Vincit’’-Dan Brown, ‘’Rruga në të cilën rrallë shkohet’’- Scott Peck, ‘’Bijtë e gënjeshtrës’’- Scott Peck, Kur qau Niçja” Irvin D. Yalom,‘’Pride and prejudice’’ – Jane Austen, Të vrasësh zogun përqeshës” -Harper Lee , Tri bijat e Evës – Elif Shafak,’’Dyzet rregullat e dashurisë’’-Elif Shafak, ‘’Femrat’’- Charles Bukowski’’.

Profesoresha e Fakultetit Juridik në UNT Kaltrina Zekolli Shaqiri thotë:”Këtë vit kam lexuar vetëm libra psikologjik, sepse ato me kanë ushqyer dhe ngushëlluar, libra edhe me përmbajtje fetare. Kam gjet ngushëllim dhe një sqarim tek to. Siç është: Ringjalle zemrën, ‘’Mos u trishto’’, ‘’Dhurata e përkohshme’’ Amsaa Hussei, ‘’I wasn’t ready to say goodbye’’. Dmth literaturë e huaj më shumë më ka shoqëruar këtë vit, gjithmonë me propozim të miqve që kanë kaluar dhimbjen e njejte ose të ngjashme me mua. Mua personalisht më pëlqen publicistika.Libra që gjithmonë më pëlqejnë janëpadyshim të Lea Ypi”.

Prof.dr Arta Mero,Profesoreshë e drejtës familjare dhetrashëgimore,Fakulteti Juridik-UEJL thotë:‘’Romanet cilëtdo t’ua kisha preferuar dashamirëve leximit e cilët do t’ikisha veçuar nga lista e librave lexuar gjatë vitit kaluarjanë: Aty ku këndojnë karavidhet e autores Delia Owens; Ana Eliot nga Jane Austen; nëse doni lexoni storie intriguesedhe pasionante ua propozoj librin ‘’E vërteta mbi çështjenHerri Kjubert’’ cilin ma ka propozuar një lexuese tjetër e përkushtuar Genta Abdiji. Një nga librat shumë bukurfeminist përmes cilit autorja Bell Hock tenton na mësojëse pari duhet ta duam veten dhe jemi plotësuar me vetveten për filluar pastaj ta duam edhe tjetrin ështëlibri ‘’All About Love’’. Për ata tanimë kanë lexuar romanetnga trilogjia ‘’Milenium’’ ua sugjeroj historinë lufatarake hakeres Lizbet Selender ‘’Vajza rrjetën e marimangës’’ njëstorie e fuqishme me tematikë krimit kibernetik; një libërkëshillues dhe motivues ‘’Shprehi atomike’’, përmesfakteve na mëson se një hap shumë i vogël mund na sjellrezultate dhe ndryshime mëdhaja jetë.Librin e kam duar këto ditë është ‘’Muzeu i pafajësisë’’ nga  OrhanPamuk’’.

Emira Selimi,themeluese e Bibliotekës së parë shqipe në Manastir’’ Linkest’’ thotë:‘’Shumë ankohen se të rinjtë nuk lexojnë, gjë që unë nuk e pranoj. Arsye kryesore që mendoj unë se të rinjtë kanë dëshirë për të lexuar janë edhe periudhat e vështira depresive, mos të harrojmë se rinia e periudhave të sotme vuajnë shumë nga depresioni në krahasim me gjeneratat e periudhave të kaluara. Zakonisht e them me keqardhje, në bibliotekën Linkest në Manastir më së shumti nga të rinjtë “gjimnazist”, kërkohen libra psikologjik, libra si të shërohemi nga depresioni, libra emocional dhe shumë pak libra historie, romane për moshat e tyre, ose shkencë libra profesional. Më së shumti pa ndërpreje është kërkuar romani “E premtja”, nga Klenti Hodo, gjë që unë nuk mendoj se është libër i preferueshëm për grupmoshat 14, 15, 16 dhe 17 vjeç. Fatmirësisht fëmijët e vegjël lexojnë atë që ne u themi, zakonisht ua japim ( Borbardhën, Kësulkuqen, poezitë e moshave të tyre etj ) pasiqë janë fëmijë shumë të vegjël, janë diku 60 fëmijë. Libra me motive kombëtare lexojnë vetëm pensionerët dhe tek tuk ndonjë qytetar që e kujton diçka e trishtë nga e kaluara. Interes për bibliotekën kanë e gjithë zona e Pellagonisë, poashtu vizitorë vijnë më shumë nga Kosova dhe Shqipëria. Një lutje për të gjithë dashamirësit e librit, lexoni sa më shumë libra shkencorë pasiqë ajo që kemi më së shumti nevojë si komb është  zhvillimi i edukimit dhe dashuria më e madhe për shkencë’’.

Aroma Aliti punonjëse në Bibliotekën ‘’Max van der Stoel’’thotë:’’Biblioteka Max van Der Stoel është një prej shtyllave kryesore të UEJL-së, është ai vendi ku studentët lidhen me dijen dhe gjejnë qetësinë. Ne si bibliotekë posedojmë një numër të bollshëm librash dhe vazhdimisht mundohemi të sjellim risi në bibliotekë përmes titujve të ri që studentët të inkurajohen për të lexuar edhe më shumë. Këtë vit si çdo vit sipas të dhënave tona lexueshmëria vazhdon të jetë e njëjtë dhe ne jemi të kënaqur për këtë pjesë, ndërsa sa i përket librave më të kërkuar në përgjithësi janë librat universitar të vetë profesorëve tanë dhe do të ishte e pamundur t’i numëroj të gjithë veçmas. Ne do t’ju kishim sugjeruar librat më të shitur të kohërave në gjithë botën që tashmë i posedojmë në bibliotekë si tituj të ri, titujt e disa prej tyre janë : “Shërbetorja” – nga Freida McFadden, “Rrethuar nga idiotë”- nga Thomas Erikson, “Çudia në mendjen time”- nga Orhan Pamuk, “I vetmi libër që duhet të lexosh për financat” – nga Thomas Kehl, “Komploti” – nga Ben Blushi dhe disa të tjera në gjuhën angleze si : “Iron Flame” – nga Rebecca Yarros, “The Fury” – nga Alex Michaelides’’.

Genta Abdiji studente e Komunikimit Ndërkombëtar në Universitetin e Evropës Juglindore thotë:’’Librat e mi të preferuar të vitit 2024 përfshijnë: “E vërteta mbi çështjen Herri Kjubert” nga Stieg Larsson. Një roman i mrekullueshëm i mbërthyer në suspansë dhe krim. “Muzeu i pafajësisë” nga Orhan Pamuk. Një klasik i së ardhmes. “Rebeka” nga Dafne du Maurier. Një mister i qëndisur me romancë të errët dhe krim po ashtu. Ndërsa në librat për moshat më të reja sugjeroj: ‘’Saga e Muzkut’’, “Faji në yjet tanë”, “Gjuetari i Balonave” dhe “Një mijë diej vezullues”. Mendoj se janë veprat më të këndshme të mundshme për një pasdite leximi’’.

E vetmja gjë që themi, është se librat do të vazhdojnë të jenë burim  i vazhdueshëm i rehatisë dhe ndriçimit për jetëntonë.Inkurajoni leximin kudo që jeni duke vënë në dispozicion libra. Lini një kohë të caktuar të ditës për lexim.

Të ngjajshme

Të fundit