8.8 C
Skopje
E enjte, 29 Shkurt, 2024

24 hebre u vranë për një ditë në Ga*za

E hëna shënoi njërën prej ditëve më të këqija për ushtrinë izraelite që nga fillimi i fushatës së saj në Gaza kundër grupit militant Hamas. 24 ushtarë të shtetit hebre u vranë brenda ditës, një nga bilancet më të rënda ky të humbjeve të Izraelit në këtë territor.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, u rrëfeu gazetarëve se 21 ushtarë po përgatiteshin të shkatërronin dy ndërtesa me eksploziv të hënën, kur një militant qëlloi me një raketë aty pranë dhe eksplozivi në ndërtesa shpërtheu, duke shembur strukturat mbi trupat izraelite atje. Tre ushtarë të tjerë u vranë në një sulm të vecantë.

“Dje përjetuam një nga ditët tona më të rënda që nga shpërthimi i luftës”, tha kryeministri Netanyahu.

“Në emër të heronjve tanë, për hir të jetës sonë, ne nuk do të ndalemi së luftuari deri në fitoren e plotë”, shtoi ai. Edhe ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant shkroi mëngjesin e sotëm në platformën X, se ky ishte një “mëngjes i vështirë dhe i dhimbshëm”.

“Kjo luftë do të përcaktojë të ardhmen e Izraelit për dekadat e ardhshme dhe rënia e ushtarëve është një thirrje për të arritur qëllimet e luftës”, deklaroi ai. Paskësaj, forcat izraelite kryen bombardime intensive në jug të Gazës, ndërsa zyrtarët shëndetësorë akuzuan Izraelin për sulme ndaj objekteve shëndetësore.

Konflikti ka qenë shkatërrues deri më tani për palestinezët, me mbi 25 mijë të vrarë në enklavën e rrethuar, nga ku sipas OKB-së, 85 për qind e popullsisë është detyruar të shpërngulet dhe një e katërta e banorëve po përballen me urinë.

 

Burimi / Top Channel

Të ngjajshme

Të fundit