32.8 C
Skopje
E martë, 12 Gusht, 2025

24 vjet nga mas’akra e Lubotenit, Ali Ahmeti: “Lavdi të rënëve, misioni ynë vazhdon”

Luboteni, 12 gusht 2001, mbetet një plagë e pashlyeshme në kujtesën kombëtare shqiptare. Në atë ditë të zezë, forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë 6-vjeçar, informon POPULLI.mk

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në përvjetorin e 24-të të masakrës, e cilësoi këtë ngjarje si dëshmi të çmimit të lartë që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Ai tha se masakra e Lubotenit është “epilogu i luftës së pastër të UÇK-së”.

“Sot, 24 vite më pas, kujtojmë me nderim dëshmorët dhe viktimat e pafajshme, dhe ripërtërijmë zotimin tonë: pa kompromis do të vazhdojmë misionin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit”, deklaroi Ahmeti.

Ai përfundoi mesazhin e tij me fjalët: “Lavdi të rënëve të Lubotenit!”.

Të ngjajshme

Të fundit