4.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

“27 Prilli”, kërkohet të amnestohen të dënuarit

Propozim-ligji për amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend u është dërguar deputetëve, njofton për MIA, avokati Janaki Mitrovski. Me shumë gjasa, deputetët do ta kenë propozimin të hënën, ndërsa avokatët që e përgatitën, paralajmërojnë takime me te gjitha grupet parlamentare me qëllim që të lobojnë dhe të tentojnë të marrin mbështetje për propozimin në fjalë. Mitrovski shpjegon se me tekstin e propozuar parashihet amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, gjegjësisht propozohet amnisti e plotë për të dënuarit që kanë dënime me burg deri në 10 vjet dhe amnisti e pjesshme, gjegjësisht ulje e dënimeve për personat që janë dënuar me burg prej më shumë se 10 vjetëve. Vetëm dy persona janë dënuar nën 10 vjet, edhe atë Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Abdylfeta Alimi, kurse të gjithë të tjerëve u janë shqiptuar dënime më të larta.

Të ngjajshme

Të fundit