27.8 C
Skopje
E hënë, 16 Qershor, 2025

28 shtetas të Maqedonisë së Veriut kërkojnë evakuim nga Izraeli, nis transferimi i grupit të parë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, në kuadër të shtabit të krizës të formuar pas luftimeve Izrael – Irani, ka bërë të ditur se numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë kërkuar evakuim nga Tel Aviv, ka arritur në 28, transmeton TV21.

Në grupin e parë, më së voni deri nesër 8 shtetas të RMV-së, prej të cilëve 4 fëmijë do të dalin në Egjipt dhe Jordani. Pas kësaj, me aeroplan të Qeverisë, ditëve në vijim do të transferohen në Shkup.

Ministri i MPJT-së, Timço Mucunski ka bërë të ditur se rreth 100 shtetas të RMV-së gjenden në territorin e Izraelit, prej të cilëve deri më tani 28 kanë kërkuar evakuim.

Të ngjajshme

Të fundit