11.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

33 vjet nga Referendumi për Pavarësinë e Kosovës

Më 26 shtator të vitit 1991 u mbajt referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në këtë ditë, me shumicë absolute qytetarët u deklaruan pro pavarësisë së Kosovës me ç’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës./KosovaPress/

Të ngjajshme

Të fundit