24.8 C
Skopje
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

“49 projekte për Gostivarin”, Limani falënderon qeverinë e VLEN për mbështetjen rekord

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Vlabon Limani nga Aleanca për Shqiptarët, parti tashmë në koalicion me BDI-në, ka shprehur mirënjohje publike ndaj Qeverisë së të udhëhequr nga VLEN, për mbështetjen e fuqishme që i është dhënë komunës së tij në kuadër të programit të projekteve kapitale.

Limani njoftoi se Gostivari ka përfituar plot 49 projekte nga kredia hungareze, pjesë e paketës prej 829 projekteve në total, me vlerë të përgjithshme rreth 15 miliardë denarë, që sot u zyrtarizuan me nënshkrimin e kontratave mes Qeverisë dhe komunave.

“Sot jam i gëzuar veçanërisht për një arritje që i dedikohet punës dhe përkushtimit të një ekipi, siç është ky i yni! Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që pas aplikimit arritëm të fitojmë plot 49 projekte nga kredia hungareze. Kjo është dëshmi e një pune të ndershme dhe këmbëngulëse… Falënderoj gjithashtu edhe qeverinë e cila tregoi gatishmëri dhe korrektësi.”, shkruan Limani në postimin e tij.

 

 

Burimi / Zyrtare.net

Të ngjajshme

Të fundit