Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një tubim elektoral në Pejë, ku kanë kërkuar përkrahjen e “500 mijë zemrave”, informon POPULLI.mk
Në tubim, përveç kandidatit për kryeministër dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishin të pranishëm edhe kandidatët për deputetë nga Peja. Ata bënë thirrje për mbështetje nga bashkëvendasit e tyre dhe, ndër të tjera, theksuan rëndësinë e përfshirjes së grave, duke prezantuar një projekt të veçantë që synon të mbështesë punësimin e tyre. / © POPULLI.mk