Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh për 75-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Presidenti Begaj thekson rëndësinë e anëtarësisë për herë të dytë të Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, si dhe garanton angazhimin e institucioneve shqiptare në mbrojtjen dhe promovimi e të Drejtave të Njeriut.
“Është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.
Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë e promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”, shkruan Presidenti i Republikës në mesazhin e tij.
Burimi Klan News



