5.8 C
Skopje
E premte, 27 Mars, 2026

Mexhiti: Sot nderuam figurën e madhe fetare e kombëtare Hoxhë Ataullah Kurtishi

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti sot bashkë me kolegë morën pjesë në nderimin e figurës së madhe fetare e kombëtare në Çair, Hoxhë Ataullah Kurtishi, emri i të cilët u vendos në rrugën ku ai më herët kishte jetuar.
Figura e madhe fetare e kombëtare shqiptare Hoxhë Ataullah Kurtishi u nderua sot në Çairin tonë. Në afërsi të shtëpisë ku ai jetonte dikur ne sot vendosëm emrin e rrugës “Hoxhë Ataullah Kurtishi”(Ish-Vojdan Çernodrinski) dhe më pas morëm pjesë në Akademinë solemne për jetën dhe veprën e veprimtarit të çmuar.
Hoxhë Ataullah Kurtishi ishte njeri i veçantë sikurse edhe kontributi i tij në kundërvuarjen e projekteve shkatërruese dhe përpjekjeve për dëbimin e shqiptarëve nga vatrat e tyre në periudhën e Mbetërisë Jugosllave.

Të ngjajshme

Të fundit