8.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

Taravari pranoi urime për hyrjen e ASH-së në Qeveri nga UD Ambasadori gjerman në Shkup, Otto Graf

Ishte kënaqësi të prisja në takim UD Ambasadorin e Gjermanisë në Shkup, z. Otto Graf.

Në takim u diskutua për rëndësinë e investimeve të huaja në Gostivar, si dhe për rritjen e tyre në vazhdimësi. Theksova bashkëpunimin e çmuar lidhur me projektet në Gostivar nga ana e Ambasadës së Gjermanisë deri më tani dhe e falënderova ambasadorin për interesimin e treguar për të zhvilluar nisma të reja.

E njoftova z. Graf edhe me projektet prioritare për Gostivarin që duhet të realizohen në periudhën e ardhshme dhe me ato që deri më tani i kemi përmbushur, sidomos nëpër shkolla dhe në fushën e sportit.

Gjithashtu, biseduam edhe për situatën politike, gjegjësisht për ndryshimet e domosdoshme kushtetuese me të cilat do të hapet rruga evropiane për vendin tonë. Në këtë drejtim e sigurova ambasadorin se mbështesim çdo përpjekje dhe nismë që ka të bëjë me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Nga z. Graf mora edhe urimet e para për kyçjen e ASH-së në Qeveri dhe shprehëm optimizëm se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin.

Të ngjajshme

Të fundit