7.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Dënohet trajneri i Romës, Jose Mourinho, mungon në dy ndeshjet e ardhshme

Jose Mourinho do të vuajë një pezullim me dy ndeshje për reagimin e tij shpërthyes gjatë humbjes 2-1 të Romës ndaj Cremonese të martën në mbrëmje.

Mourinho ishte larguar me të kuq pas një grindjeje me gjyqtarin e katërt në fillim të pjesës së dytë me Romën që humbte 1-0.

Pasi ndoqi pjesën më të madhe të ndeshjes nga tribunat e Stadio Giovanni Zini, trajneri i Giallorossëve vendosi të vazhdonte ankesat e tij me gjyqtarët e ndeshjes në zhveshtore të tyre pas vërshëllimës së fundit.

Pavarësisht golit të barazimit në minutën e 71-të nga Leonardo Spinazzola, Roma përsëri pranoi gol në të 83-tin, e cila ishte e mjaftueshme për t’i dhënë La Cremos fitoren e parë në Serie A në 26 vjet.

Gjykata sportive tani ka konfirmuar se Mourinho do të vuajë dënimin me dy ndeshje, duke filluar me ndeshjen e së dielës në mbrëmje kundër Juventusit në Stadio Olimpico.

Në njoftimin zyrtar të Serie A thuhet se Mourinho përballet me sanksione: “Për kundërshtimin e një vendimi të gjyqtarit në mënyrë të fortë dhe provokuese në minutën e dytë të pjesës së dytë dhe përsëritjen e kësaj sjelljeje në momentin e përjashtimit”.

“Për më tepër, për hyrjen në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve dhe adresimin e gjyqtarit të katërt me shprehje dhe konkluzione ofenduese në fund të ndeshjes”.

Përveç ndeshjes kundër Juves, Mourinho do të mungoj edhe për ndeshjen me Sassuolon më 12 mars.

Të ngjajshme

Të fundit