7.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Lazio shkon në shtëpi, eleminohet nga Liga e Konferencës

Skuadra italiane Lazio është eliminuar nga Liga e Konferencës. Lazio humbi edhe në duelin kthyes në Holandë nga AZ Alkmaari, me rezultatin identik, 2:1.

Felipe Anderson shënoi për epërsinë e Lazios në minutën e 21-të, por ishte Jesper Karlsson ai që barazoi shifrat shtatë minuta më vonë.

Vangelis Pavlidis shënoi për golin e fitores 2:1 dhe për kualifikimin e holandezëve në çerekfinale.

Tutje është kualifikuar edhe Nice që fitoi 3:1 ndaj Sheriff Tiraspolit në shtëpi.

Nice edhe në duelin e parë kishte fituar 1:0. Gaetan Laborde në minutën e 30-të dhe Terem Moffi në minutën e 53-të shënuan për 2:0, ndërsa për 2:1 realizoi Abdoul Tapsoba një minutë më vonë.

Bilal Brahimi nga Algjeria shënoi për rezultatin final, 3:1.

West Ham Unitedi nuk pati problem ndaj AEK Larnacas dhe shkoi tutje me rezultatin e përgjithshëm, 6:0.

Gianluca Scamacca në minutën e 21-të shënoi për 1:0, ndërsa Jarrod Bowen realizoi dy golat tjerë në minutën e 47-të dhe 49-të.

Divin Mubama shënoi për 4:0 dhe kualifikimin tutje të anglezëve.

Nga minuta e 44-t, mysafirët luajtën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Gustavos.

Anderlechti e eliminoi Villarrealin në Spanjë. Anderlechti fitoi 1:0, falë golit të shënuar nga Islam Slimani, në minutën e 73-të.

Anderlechti belg shkon tutje me rezultatin e përgjithshëm 2:1, pasi loja e parë ishte mbyllur baras, 1:1./KOHA

Të ngjajshme

Të fundit