6.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Qytetarët të dëshpëruar e lëshojnë RMV-në, Bytyqi thotë se do të importojnë fuqi punëtore!

Gjatë nëntë viteve nga Maqedonia e Veriut janë larguar rreth 700,000 persona. Pagat e ulëta, mungesa e perspektivës dhe kushtet jo të mira për punë kanë bërë që çdo vit qytetarët të largohen nga shteti për të kërkuar punë më të mirë, paga më të larta dhe jetë më cilësore.

Gjermania është destinacioni ku të rinjtë kërkojnë të ardhme më të mirë. Këto ditë zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka thënë se autoritetet po shqyrtojnë mundësinë për import të fuqisë punëtore. Ende nuk është definuar se nga cilat shtetet do të merren punëtorë.

Përderisa popullsia po largohet me numër të madh nga vendi si shkak i mos plotësimit të kushteve, pagat e vogla, papunësia, e shumë faktorë të tjerë, të tjerë po vijnë për ta mbushur boshllëkun!

Të ngjajshme

Të fundit