-1.2 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Elon Musk u ofron ukrainasve internet satelitor “Starlink” falas

Interneti satelitor Starlink i Elon Musk nuk do t’u ofrohet më ukrainasve falas dhe me sa duket i ka kërkuar Pentagonit të paguajë për të.

Lajmi vjen disa ditë pasi ambasadori ukrainas Andrij Melnyk kundërshtoi propozimin e multimiliarderit se pushtimi rus i Ukrainës mund të përfundonte, ndër të tjera, duke lejuar zyrtarisht Rusinë të aneksonte Krimenë.

Musk ka thënë se ai “thjesht po ndjek rekomandimin” e ambasadorit ukrainas.

Starlink kishte qenë një burim jetik komunikimi për ushtrinë e Ukrainës me rreth 20,000 donacione, me një kosto prej “80 milionë dollarësh dhe do të kalojnë 100 milionë dollarët deri në fund të vitit”, shkroi Musk të premten në Twitter .

Megjithatë, CNN raporton se SpaceX kërkoi që Pentagoni të paguajë për përdorimin e Starlink nga Ukraina – që mund të kushtojë afërsisht 120 milionë dollarë për pjesën tjetër të vitit.

“Ne nuk jemi në gjendje të dhurojmë më tej terminale në Ukrainë, ose të financojmë terminalet ekzistuese për një periudhë të pacaktuar kohore,” me sa duket i shkroi Pentagonit drejtori i shitjeve qeveritare të SpaceX.

Të ngjajshme

Të fundit