Sot në Selinë e BDI-së në Reçicë të vogël kryetari Ali Ahmeti ka caktuar mbledhje me degën e Sarajit. Kjo mbledhje do të udhëhiqet nga kryetari i partisë edhe pse kryetar i Këshillit është Musa Xhaferi por që sot nuk do të jetë prezent.
Pritet që Këshilli Mbikëqyrës ta informojë kryetarin Ahmeti për shkeljet statutore të partisë që janë bërë nga “Grupi i Zjarrit”. Si rrjedhojë, sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, në bazë të këtij raporti të Këshillit Mbikëqyrës, Ahmeti do të nis procesin e shkarkimit të të pakënaqurve në BDI, përkatësisht “Grupin e Zjarrit”.
Kohëve të fundit po flitet që të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” do të dalin me subjekt të ri politik dhe nëse kryetari i partisë, Ali Ahmeti sot nis me procesin e shkarkimeve atëherë me siguri kjo edhe do të ndodhë së shpejti.
