13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme “Tërmeti në Türkiye”, Erdoğan u shpërndan medalje ekipit të shpëtimit nga RMV

“Tërmeti në Türkiye”, Erdoğan u shpërndan medalje ekipit të shpëtimit nga RMV

0
237

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot ka ndarë medalje për shpëtimtarët nga RMV-ja që morën pjesë në kërkimin dhe shpëtimin e viktimave të tërmetit katastrofal që ndodhi në fillim të shkurtit në Kahramanmaras dhe Hataj, përcjell FLAKA.

Në Qendrën Kombëtare të Kongresit dhe Kulturës në Beştepe, medalja më e lartë shtetërore turke për sakrificën në emër të vendit u prit nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Zulfikar Zeynulai.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve mori pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë në Turqi, Jovan Manasijevski.

Erdogan para të pranishmëve në sallë falënderoi dhe iu bashkua ekipeve vendase dhe të huaja të kërkim-shpëtimit, të cilat morën pjesë në kërkimin dhe shpëtimin e viktimave të tërmeteve të Kahramanmaras dhe Hatay.

Në kërkim-shpëtim pas tërmetit katastrofal që ndodhi në Turqi, përveç forcave republikane të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, morën pjesë edhe pjesëtarë të Ushtrisë dhe zjarrfikës nga disa qytete të vendit.