Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Në rend dite të mbledhjes janë Raporti vjetor për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes sëlirive dhe të drejtave të njeriut 2022 dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për infrastrukturën nacionale të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lexim të dytë.
Në Parlament sot kryetarja e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, Arbana Pasholli do të ketë takim pune me eksperten kroate, Nikolina Patalen dhe drejtorin e Agjencisë për realizim të të drejtave të bashkësive (ARDB), Eran Kurtish.
Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive ëshët trup i përhershëm i Kuvendit. Një nga detyrat themelore të Komitetit është të shqyrtojë çështje nga marrëdhëniet mes bashkësive dhe të japë mendime për zgjidhjen e tyre.
