7.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Mickoski: Gjashtë vite të LSDM-së ishin vite tradhëtie, vuajtje dhe dështim ekonomik!

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski u shpreh për 6 vite qeverisje të LSDM-së ka pasur tradhti, vuatje dhe dështime ekonomike.

Sipas tij, këto 6 vite janë kulmi i të gjitha fatkeqësive në Maqedoni duke përmendur marrëveshjet e dhimbshme, 10 mijë vdekjet nga COVID-19, djegia e spitalit në Tetovë, aksidenti i autobusit, inflacioni, varfëria kolektive dhe emigrimi.

“Pretendimi se ata janë me orientim evropian është vetëm perdja që përdorin për të fshehur krimet dhe tradhtitë e tyre. Lumturia e tyre do të thotë fatkeqësi për njerëzit. Qeveria po merr fund dhe i vetmi shpëtim është ikja nga përballja me drejtësinë dhe popullin”, u shpreh Mickoski në një tribunë partiake në Manastir.

Ai thekson se Maqedonia nuk është ajo që Qeveria e propagandon.

Të ngjajshme

Të fundit