Ajaz Emini, Ajaz veprimtar i njohur shqiptar nga fshati Llojani i Kumanovës, i cili jeton dhe vepron në SHBA, përmes facebook-ut ka dhënë lajmin e mirë për komunitetin shqiptar në SHBA.
Postimi i plotë:
Familja e Bajram Demës nga Llojani i Kumanovës sot po feston me ceremonin e diplomimit në studimet e larta, të 3 vajzave gjatë këtij semestri pranveror 2023 në Cleveland të SHBA’s.
Motrat; Vanesa Master of Science in Physician Associate Studies, Qendresa Master of Health Care Management dhe kusherira Liridona në Inxhinjerinë Kimike.
Ndjehemi krenar dhe mburremi e gjithë familja me suksesin tuaj te arritur gjerë më tani.
