Një ide tejet e bukur për dukjen e Lagjes Seravë të Komunës së Çairit na u prezantua sot nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë “Zdravko Cvetkovski” dhe e titulluar “Qytet brenda një qyteti”.
Maturantët përmes punimit 3d dhe maketës kishin paraqitur Lagjen Seravë dhe vizionin e tyre që ky vendbanim i yni të duket edhe më i bukur edhe më i përshtatshëm për jetesë. Nxënësit në idenë e punuar bashkë me mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollës Lagjen Seravë e shohin me banesa kolektive të rrethuara me gjelbërim, pjesë speciale për vendparkingje, për objekte afariste e gastronomike, terrene sportive e kështu me radhë.
👏🏻Përgëzoj nga zemra këta nxënës dhe mësimdhënësit e tyre dhe i inkurajoj të veprojnë me ide konkrete dhe bashkarisht të bëjmë Komunën tonë të Çairit edhe më të bukur e më të përshtatshme për jetesë.
