7.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Ganiu mirëpriti Klubin e Mundjes LIRIA

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka mirëpritur sot mundësit dhe kryesinë e KM LIRIA për ti përgëzuar rreth sukseseve që i kanë arritur.

Statusi i plotë:

🤼‍♀️🏆I mirëprita kampionët e Klubit të Mundjes “LIRIA” për ti pëgëzuar për suksesin e radhës. “LIRIA” në Kampionatin Ballkanik në Serres të Greqisë mori pjesë me gjithsej 10 mundës për Reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në grupmoshat pioner u15 dhe kadet u17 .
Me këtë rast Sadije Dura dhe Dardan Bela u shpërblyen me medalje bronzi🥉 ndërsa në konkurencë u17 Muhamed Vejseli, Omer Memedi dhe Medi Bislimi u stolisën me medalje argjendi 🥈. Mundësit ishin të udhëhequr nga trajnerët Ramadan Shabani, Afrim Xhelili dhe Nehat Xhaferi dhe me prezencën e kryesisë.

Të ngjajshme

Të fundit