Në Saraj u organizua kampionati Europian të Kajakëve në Matkë, të pranishëm ishin edhe kryetari Bexheti dhe kryetarja e Shkupit, Arsovska.
Ishte nder i veçantë dhe privilegj që bashkë me kryetaren e Qytetit të Shkupit znj. Danella Arsovska si nikoqir të Kampionatit Europian të Kajakëve në Matkë, të ndjekim nga afër kompeticionet nga atletë të shquar nga i gjithë kontinenti dhe të shpërndajmë medaljet për më të mirët në këtë kampionat.
Si kryetar i komunës dëshiroj të theksoj rëndësinë e këtij evenimenti në aspektin e promovimit të Matkës si një destinacion kryesor turistik dhe sportiv, ku Finalet e Kampionatit Evropian të Kajakëve kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, duke tërhequr pjesëmarrës, spektatorë dhe media nga vende të ndryshme dhe kjo paraqet një mundësi të shkelqyeshme për të promovuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe bukurinë natyrore për audiencë botërore.
