6.8 C
Skopje
E enjte, 5 Mars, 2026

Policia e Kosovës në aksion, nisin arrestimet në veri!

Ministri i Brenshëm Xhelal Sveçla ka bërë me dije se është arrestuar personi i cili ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviçit, Dragana Miletiç.

Përmes një postimi në facebook, Sveçla bën me dije se policia e Kosovës, ka ndaluar përpara dy ditësh kontrabandën me mallra të bërë nga ky persona, ndërsa sot është bërë dhe arrestimi i tij.

Në reagimin e tij Sveçla thekson se koha e pandëshkueshmërisë në Veri ka amrrë fund.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.

Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit.

Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, shkruan Sveçla në facebook.

Të ngjajshme

Të fundit