2.8 C
Skopje
E mërkurë, 15 Janar, 2025

AZGj-a ndau certifikata për punonjësit e administratës, të cilët ndoqën trajnimin për përkthyes dhe lektorë

AZGj-a ndau certifikata për punonjësit e administratës, të cilët ndoqën trajnimin për përkthyes dhe lektorë

Pas 7 javësh ligjërata intensive për trajnimin e përkthyesve dhe lektorëve nga ministritë dhe administrata publike në RMV, në auditorët e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, u bë ceremonia e ndarjes së certifikatave, ku 65 administratorë u pajisën me motivacionin për kryerjen me sukses të kursit të trajnimit për përkthim dhe lekturë.

Koordinatorja prof. Shpresa Zeqiri Ibrahimi, tha “Ky është viti i tretë që AZGj-ja organizon ligjërata me tema për përkthim profesional të gjuhës nga profesorë të njohur nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Edhe këtë vit trajnimi u mbyll me sukses”.

Fjalën e rastit e mbajti drejtori i AZGj-së, Ardian Musliu, i cili i uroi kandidatët, duke theksuar se “Ju jeni ata që e shtyni dhe e përshpejtoni më tepër procesin e rëndësishëm të dygjuhësisë. Gjuha shqipe është shenja dalluese themelore e identitetit tonë”.

Së fundi u ndanë certifikatat për secilin administrator. Certifikata është një vlerë e shtuar për kandidatët dhe dëshmi për profesionalizmin e përkthyesve dhe lektorëve.

Shkup, 8.6.2023
****

Të ngjajshme

Të fundit