8.8 C
Skopje
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Publikohet traileri i dokumentarit të Bekim Fehmiut

Të enjten, pikërisht në 13-vjetorin e vdekjes, është publikuar traileri zyrtar i dokumentarit të gjatë artistik për Bekim Fehmiun.

Dokumentari është bërë me skenar nga gazetari Fahri Musliu dhe regji nga Valmir Tertini.

Trailerin e ka publikuar në rrjetet sociale, regjisori i dokumentarit Valmir Tertini.

Ky dokumentar është xhiruar në gjashtë shtete; Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Itali.

Sipas regjisorit Tertinit, ky projekt që ka nisur në vitin 2019, ka gjetur financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri, por jo edhe nga Qendra e Kinematografisë në Kosovë.

Në lidhje me publikimin e dokumentarit ka reaguar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

Jahjaga mes tjerash tha se edhe pse jo fizikisht pranë nesh, Fehmiu do jetoj gjithmonë nëpërmjet veprave të tij.

Më poshtë postimi i plotë i Atifete Jahjaga:

Sot, në 13 vjetorin e ikjes fizike të aktorit të madh shqipëtar Bekim Fehmiu, nëpërmjet një dokumentari artistik po shfaqet jeta dhe vepra e tij nga regjisori Valmir Tertini

Në këtë dokumentar janë marrë copëza histori nga gjashtë vende, ashtu siç edhe ishte e jeta e Bekim Fehmiut, dhe po i njejti do filloj rrugëtimin e tij nëpër festivale ndërkombëtare.

Bekim Fehmiu edhe pse jo fizikisht pranë nesh, ai do jetoj gjithmonë nëpërmjet veprave të tij.

I përjetshëm kujtimi për të.

Të ngjajshme

Të fundit