Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, të enjten rreth orës 20:50, në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar 20-vjeçaren R.H. nga Republika e Sllovakisë, e cila më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme, por edhe për shkak të dyshimit se qëndronte në zonë e padeklaruar. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.