EVN Maqedoni informon se për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin elektroshpërndarës sot pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në lagjen Draçevë dhe në komunën Saraj.
Në periudhën nga ora 08:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Kiro Fetak” në lagjen Draçevë, ndërsa nga ora 09:00 deri në 15:00 një pjesë e rrugës “Jakupica” nga ajo lagje.
Nga ora 09:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve te Liqeni i Treskës në komunën e Sarajit.
