Rinia e Lëvizjes Besa në Strugë ka reaguar për shpalljen e Ramiz Merkos non grata nga SHBA duke kërkuar dorëheqjen e tij.
“Sot po nga ky vend ku Merko kreu krimet e tij dhe bëri keqpërdorime të panumërta kërkojmë nga ai që të japë dorëheqje jo vetëm nga partia po edhe nga komuna. Populli i Strugës nuk e meriton këtë turp dhe Merko duhet të japë përgjegjësi para organeve të drejtësis për të bëmat e tij”, tha Andi Ziba nga Lëvizja Besa.
