0.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

NP “Rrugë dhe rrugica” / Sharkohet Said Saidi, në vend të tij vjen Qamil Kovaçi

Said Saidi nuk do të jetë më drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe rrugica” që vepron në qytetin e Shkupit, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit, përcjell TV21.

Në vend të tij do të vjen Qamil Kovaçi. Ai do të vjen nga pozicioni sekretar i Komunës së Saraj dhe ka përvojë me udhëheqjen e ndërmarrjeve, pasi paraprakisht ka qenë drejtor i Ndërmarrjes Komunale “Saraj”.

Nuk mësohen shkaqet e shkarkimit, por për një periudhë të shkurtër ky është drejtori i dytë që emërohet në krye të “Rrugë dhe rrugica” nga Qyteti i Shkupit./TV21

 

Të ngjajshme

Të fundit