18.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Ku mbetën pllakat “DARDANUS”, çfarë ndodhi me to 4 muaj pas !?

Para katër muajsh në Shkup u zbuluan disa varreza antike të cilat i përkisnin ilirëve, e gjithashtu u gjetën edhe disa pllaka në të cilat shkruheshte “DARDANUS”.

Edhe pse atë kohë organet kompetente thanë se do të interesohen dhe se ato do të ruhen, sot e asaj dite nuk ka më njohuri se ku kanë mbetur ato pllaka. Të vlefshme shumë për të kaluarën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Historia nuk mund të fshihet siç kanë pretenduar sistemet në Maqedoninë e Veriut për t’i zhdukur historitë shqiptare nga këto toka.

Thuhet se dikush është duke dashur që ato pllaka edhe të zhduken që mos të dihet e kaluara e shqiptarëve në tokat e RMV-së dhe se këtu ka pasur vetëm maqedonas, informon POPULLI.mk.

Ende nuk dihet fati i pllakava të gjetura por shpresojmë që e kaluara e popullit shqiptar në RMV të mos e ketë fatin si në disa vende tjera ku gjithçka është shkatërruar. /POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit