24.2 C
Skopje
E diel, 2 Gusht, 2026

Reagojnë nga kabinet i Bislimit: Shkuarja në Tiranë nuk ka qenë e planifikuar

Pas raportimit nga mediat në Shqipëri se Edi Rama ka refuzuar pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, në drekën joformale me liderët e rajonit, të thirrur nga kryeministru shqiptar, kanë reaguar nga kabineti i Bislimit.

Këshilltari për media i Bislimit, Klisman Kadiu tha se ky është një spekulim, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.

Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.