2.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Liga e Konferencës / Dy ndeshje do të drejtohen nga gjyqtarë shqiptar të Kosovës

Dy ndeshje të Ligës së Konferencës të planifikuara për këtë javë do të drejtohen nga gjyqtarë shqiptar nga Kosova.

Në ndeshjen midis Maltës dhe Domzhales së Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte nga ora 19:30, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati i cili do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndeshja tjetër midis Zimbru Chisinaut dhe La Floritës, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00, do të drejtohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.

Ai do të ketë si asistentë Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Të ngjajshme

Të fundit