2.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Jasin Lama emërohet kryetar i K.B. “Çair”

Jasin Lama – Kampioni i Boksit, në krye të klubit “Çair”

Klubi i boksit “Çair”, tani me udhëheqës të ri, në krye të klubit emërohet kampioni i boksit Jasin Lama.

Rëndësia e Klubit “Çair” për boksin në Maqedoninë e Veriut është e pamohueshme. Klubi i boksit “Çair” që 17 vite ka qenë themel për ngritjen e shkollës së boksit në Maqedoninë e Veriut, duke ofruar shpresë dhe mundësi të reja për boksierët vendas, si në Ligën e Parë, ashtu edhe në ligën për të rinjtë. Si rezultat, sportistët e Klubit “Çair” kanë shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare, duke sjellë çmime si kampion në Ligën e Parë dhe Ligën për të Rinj ne kampionatin individual shtetëror te boksit ne Maqedoni, si dhe medalje tjera të merituara. Deri më tani, nga klubi i boksit “Çair” kanë triumfuar me medalje, si në kampionatin europian, per te rinj, ashtu edhe në atë Ballkanik. Duhet theksuar gjithashtu se Klubi i boksit “Çair” ka fituar edhe trofeun e “Gongut të Artë” për boksierin më të mirë.

Faton Salihu si lider i deritanishëm i Klubit “Çair”, ka treguar se me përkushtim dhe vizion të qartë, mund të ndërtohet një klub i madh dhe të formohet një brez i ri i sportistëve të talentuar. Ai është një shembull inkurajues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e pasionit dhe punës së palodhshme. Me këtë energji po e fillon rrugëtimin edhe Jasin Lama.

Të ngjajshme

Të fundit