3.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Mexhiti: Nuk kam komunikim me Ali Ahmetin, nuk kemi çfarë të diskutojmë

Edhe sa ka qenë në BDI dhe pasi vendosi të formojë lëvizjen e re, Izet Mexhiti nuk ka komunikuar më shumë se 8 muaj me liderin e integristëve, Ali Ahmetin.

Mexhiti në “SummerClick” në TV21 thotë se tanimë nuk ka se për çfarë të bisedojnë bashkë.

“Fatkeqësisht nuk kemi komunikim më shumë se 7-8 muaj. Nuk më ka komunikuar, por as unë nuk e kam komunikuar. Ia dimë përgjigjet e njëri – tjetrit. I kemi debatuar shumë herë, jam munduar, e kam lutur deri në qiell që të mos vijmë deri te kjo situatë dhe tani është shterur ky debat, nuk kemi se çfarë të diskutojmë”, tha Mexhiti.

 

Burimi TV21

Të ngjajshme

Të fundit