19.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

RMV / Paga mesatare në muajin maj ka qenë 36,465 denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjësit në maj të vitit 2023 është 36.465 denarë dhe është për 16,1 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar. Rritja është për 5.058 denarë.

“Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (25.5%), veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (21.4%) dhe veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (18.8%)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.

Të ngjajshme

Të fundit